Vendosni fjalën kyçe....

Marrëveshja me PS për Komisionet Hetimore, Bardhi: U zgjidhën tre shqetësimet e opozitës


Gazment Bardhi ka folur për mediat pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, ku u vendos ngritja e dy komisioneve hetimore, për nxjerrjen e të dhënave nga sistemi TIMS dhe Koncesionet në Shëndetësi.

Bardhi: Ramë e dakord në parim për të normalizuar veprimtarinë tonë në Kuvend dhe komisionet. Sot konferencën e kryetarëve ka marrë vendim qe konkretizojnë atë dakortësi të mbledhjes së shkruar, është rënë dakord miratimi i Komisionet Hetimor për kontrata ne shëndetësi, është rën dakord të ngrihet Komisioni Hetimor në lidhje me të dhënat e Sistemit TIMS.

Është ngarkuar komisioni i ligjeve për formimin e një mekanizim konsensual mes mazhorancës dhe opozitës në barazi të plotë, sa u takon ligjeve me shumicë të cilësuar, që kërkojnë gjithëpërfshirës dhe qe janë të rëndësishme në kuadër të të anëtarësimit në BE.

Për grupin e PD, normalizimi i marrëdhënieve në Kuvend ka qenë kërkesë vazhdueshme bashkë më kërkesat për respektimin e të drejtave të opozitës. Këto kanë qenë shqetësimet tona. Sot po provojmë më këtë dakortësi që kemi bërë atë që kemi thënë gjatë këtyre 5 muajve.