Rusia është e njohur për peizazhin e saj të ashpër me borë ku jo rrallë herë kafshë të egra enden qyteteve të largëta. Një pamje e tillë është parë në qytetin rus të Nizhnevartovsk në Siberinë Perëndimore.
Një ari i zi është filmuar duke ndjekur një këmbësor me shpejtësi pasi kafsha ishte arratisur më herët nga një vend ku qëndronte, për të argëtuar klientët e lokalit.
Qytetarët që po udhëtonin me mjetet e tyre në rrugën kryesore të qytetit arritën të kapin pamjet e pazakonta. Një ari në mes të rrugës në një qytet me rreth 300 mijë banorë mund të jetë diçka tejet e rrezikshme.
Burri që ndiqet nga kafsha ia mbath me të katra, por shpëton fatmirësisht pak çaste më pas. Mediat vendase raportojnë se kafsha është kapur sërish dhe është kthyer te pronari i saj.