Vendosni fjalën kyçe....

Sulm me armë ndaj banesës së Gentian Bejtjes në Fushë Krujë, vritet kunati, plagoset i biri 13-vjeçar


Një 29-vjeçar ka humbur jetën në Fushë Krujë ndërsa një 18-vjeçar është plagosur pas të shtënave në drejtim të banesës së Gentian Bejtjes.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak pas mesnatës në fshatin Larushk.

Viktimë nga të shtënat ka mbetur kunati i Gentian Bejtjes, Ramazan Sino ndërsa i plagosur ka mbetur i biri 13-vjeçar, Alvi Bejtja.

Pak pas ngjarjes në fshatin Tapizë policia ka gjetur një mjet tip VW duke u djegur që dyshohet se u përket autorëve.

Njoftimi

“Në fshatin Larushk, në Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit G. B., në rrethana ende të paqarta janë qëlluar me armë zjarri shtetasit R. S., 29 vjeç dhe A. B., 13 vjeç, (dajë e nip). Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë shtetasi R. S., ndërsa shtetasi A. B., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve. Në Tapizë, te lapidari, rreth orës 00:40, është gjetur duke u djegur një automjet dyshohet tip “Volkswagen.”

Dyshohet se objektiv i atentatit ka qenë Gentian Bejtja, i cili u ka shpëtuar më herët dy atentateve të tjera ndaj tij, në vitin 2016 e 2022.

Bejtja ka qenë i dyshuar për vrasjen e Kryekomisarit të policisë Dritan Lamaj në vitin 2013, se bashkë me Enver Stafukën kanë siguruar makinën që u përdor në atentat.