Vendosni fjalën kyçe....

Makina e përdorur në sulmin ndaj banesës së Gentian Bejtjes është e vjedhur, brenda gjenden 3 armë zjarri


Makina që dyshohet se është përdorur për sulmin me armë ndaj banesës së Gentian Bejtjas në Fushë Krujë ku humbi jetën kunati i tij, 29-vjeçari Ramazan Sino e u plagos i biri 13-vjeçar Alvi Bejtja, rezulton e vjedhur.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesnatës në Larushk ndërsa mjet tip ‘VW’ u gjet i djegur në Tapizë.

Makina ishte pa targa ndërsa është djegur plotësisht. Brenda saj janë gjetur 3 armë zjarri tip ‘kallashnikov’.

Paraprakisht dyshohet se shënjestra e atentatit ka qenë Gentian Bejtja, i cili u ka shpëtuar dy atentateve të tjera në vitin 2016 e 2022.