Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti në Rrogozhinë, humb jetën një grua


Rëndohet bilanci i viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm në Rrogozhinë.

Mësohet se ka ndërruar jetë në spital, edhe një pasagjere në njërin nga mjetet e përfshira në aksident.

Policia bën me dije se si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital edhe pasagjeria në një nga mjetet e aksidentuara.

“Në vijim të informacionit së dhënë pak më parë, se si pasojë e një aksidenti ka humbur jetën njëri prej drejtuesve të mjetit ju bëjmë me dije se si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital pasagjeria në mjetin tjetër me drejtues B. K.”– ka njoftuar policia pak më parë.

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Rrogozhinë, ku tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e aksidentit humbi jetën në vendngjarje një nga drejtuesit e mjeteve, shtetasi me iniciale T. M., rreth 54-vjeç. Më pas u njoftua se ka ndërruar jetë dhe një pasagjere në një automjet tjetër, ndërsa dy persona mbeten të plagosur në gjendje të rëndë në spital./ Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *