Vendosni fjalën kyçe....

Pas Metës, reagon edhe PD-ja: Dvorani u përdor për kapjen e Gjykatës Kushtetuese, SPAK-u të veprojë


Pas konferencës së jashtëzakonshme për shtyp nga ana e presidentit Meta, numri dy i PD-së, Bardhi, ka thënë se faktet e publikuara nga kreu i shtetit dëshmojnë përdorimin e Ardian Dvoranit si mekanizëm për kapjen e Gjykatës Kushtetuese dhe se SPAK-u duhet të veprojë menjëherë.

Sekretari i Përgjithshëm i selisë blu thekson se kapja e Gjykatës Kushtetuese është jetike për Ramën për kriminalizimin total të shtetit.

‘Faktet e bëra publike sot nga Presidenti i Republikës, dëshmojnë, edhe njëherë, në mënyrë të pakundërshtueshme, përdorimin e Ardian Dvoranit si mekanizëm për kapjen politike të Gjykatës Kushtetutese nga Edi Rama. Manipulimi kriminal i fakteve dhe fshehja e të dhënave janë një krim i rëndë shtetëror. SPAK duhet të veprojë menjëherë dhe pa asnjë hezitim. Kapja e Gjykatës Kushtetuese është jetike për Edi Ramën. Është mënyra e vetme për t’i hapur rrugë projekteve të tij për kriminalizimin total të shtetit, bashkëqeverisjen me oligarkët dhe krimin e organizuar, si dhe për të patur kontrollin politik mbi çdo pushtet dhe institucion të pavarur.’ – shkruan Bardhi në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *