Vendosni fjalën kyçe....

SpaceX e Elon Musk-ut teston raketën Starship për herë të tretë


Raketa Starship e SpaceX, e projektuar për të dërguar përfundimisht astronautë në Hënë dhe më gjerë, përfundoi gati një fluturim të plotë testues në provën e saj të tretë të enjten, duke udhëtuar më larg se më parë përmes një lundrimi në orbitë të ulët. por u shkatërrua gjatë rihyrjes atmosferike, tha kompania, përcjell Reuters.

Për shkak se raketa po udhëton kaq shpejt kur rihyn në atmosferë, ajo po e shtyn ajrin dhe ajri nuk mund të largohet mjaftueshëm shpejt, kjo krijon temperaturë deri në 1,000-2,000C.

Kjo është mjaft e nxehtë për të shkrirë çelikun nga i cili është bërë kjo raketë. Nxehtësia gjithashtu bën që plazma të formohet rreth raketës dhe të bllokojë sinjalin nga ajo.