Vendosni fjalën kyçe....

Shijak, aksident me pasojë vdekje, 76-vjeçarja përplaset nga fqinji i saj


Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte në Gjepalaj të Shijakut.

Sipas njofitmit të policisë, 23-vjeçari K.K, duke dalë nga banesa në automjet ka përplasur këmbësoren 76-vjeçare M.K., e cila si pasojë ka humbur jetën.

Mësohet se drejtuesi i mjetit dhe viktima janë fqinjë dhe banorë të fshatit Gjepalaj.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet për rastin.

“Rreth orës 08:40, në Gjepalaj, Shijak, shtetasi K. K., 23 vjeç, duke dalë nga banesa me automjet ka aksidentuar në rrugë këmbësoren, shtetasen M. K., 76 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.