Vendosni fjalën kyçe....

Atletico Madrid eliminon me penallti Interin nga Liga e Kampionëve


Atletico Madrid është çerekfinalisti i fundit i këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.

Spanjollët eliminuan Interin pas ekzekutimit të penalltive.

Atletico triumfoi 2:1 sonte, ndërsa italianët kishin fituar 1:0 në ndeshjen e parë, duke bërë që ndeshja të shkonte në vazhdime

Dimarco kaloi miqtë në epërsi në minutën e 33-të, por vetëm dy minuta më pas Atletico barazoi nëpërmjet Antoine Griezmann.

Memphis Depay shënoi në minutën e 87-të për 2:1 dhe për ta dërguar ndeshjen në shtesa.

Koha shtesë nuk prodhoi gola të tjerë, ndërsa në penallti më të mirë ishin spanjollët.

Oblak bëri pritje fantastike për ta dërguar Atletico Madridin në çerekfinale të garës më prestigjioze evropiane për klube.