Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen dy makina në Berat, plagoset një person


Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në dalje të qytetit të Beratit, në zonën e kombinatit. Një automjet tip Benz, në të cilin ndodheshin 2 vajza është përplasur me mjetin tip Wolsvagen.

Nga përplasja ka mbetur e plagosur pasagjerja që udhëtonte në mjetin tip Benz, shtetësja B.M. Ajo udhëtonte së bashku me shoqen e saj J.T, që ishte në drejtimin e makinës.

Ndërkohë dëmtime të lehta kanë marrë edhe 3 djemtë që udhëtonin me mjetin tip Golf, që u përfshi në aksident.

Sipas burimeve të para hetimore mësohet se ka qenë mjeti Benz në të cilin udhëtonin dy vajzat ai që i ka prerë rrugën Golfit që po udhëtonte në drejtim të qytetit.

Vajzat janë kthyer në një rrugicë në dalje të qytetit dhe në përpjekje për të marrë kthesën i kanë prerë rrugën mjetit ku udhëtonin 3 djemtë.

E plagosura B.M është dërguar në Spitalin Rajonal të Beratit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *