Vendosni fjalën kyçe....

Tensionet në Kuvend/ Bardhi mbërrin në Kryesinë e Kuvendit për negociatat, Nikolla e ul në tryezë me Çuçin


Teksa negociatat për rikthimin e Kuvendit në normalitet kanë nisur, kryeparlamentarja Lindita Nikolla ul sot në tryezën e Konferencës së kryetarëve, krerët e grupeve parlamentare Bledi Çuçin, Gazment Bardhin dhe Mesila Dodën e Dashamir Shehin.

I mandatuari i Rithemelimit për negociatat është Gazment Bardhi, i cili pas 5 muajsh mbërriti për herë të parë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Pas takimit, ministrja Elisa Spiropali pritet të dalë në një konferencë për mediat. 

Sipas informacioneve, bëhet me dije se një ditë më parë Nikolla ka zhvilluar takime të ndara në kryesinë e Kuvendit me kreun e grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçin, por edhe me kryetarët e dy komisioneve, Damian Gjiknurin e Reformës Zgjedhore dhe Klotilda Bushkën e Ligjeve, me gjasë për të diskutuar me ta mundësitë sesi do të qasen në negociata me grupin e Rithemelimit për çështjen e Zgjedhores.

Sa i takon kërkesës së Rithemelimit për komisionet hetimore, palët duket të jenë dakordësuar për të pranuar 2 të tillë, me kushtin që objekti të jetë konkret.