Vendosni fjalën kyçe....

Rama ironizon Berishën: Nëse s’ka prova, do bëhemi bashkë që ti kërkojmë Amerikës ti kërkojë falje “virgjëreshës” së vendit tonë


Kryeministri Edi Rama u ndal edhe një herë në shpalljen e Sali Berishës non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe thirrjen për hetime ndaj tij.

Rama ironizoi deklaratat e ish-kryeministrit Berisha duke thënë se vendimi i DASH ishte një komplot mes tij dhe George Soros, dhe se ai dhe Sorosi drejtojnë Amerikën dhe sekretari Blinken është thjesht një noter.

Duke theksuar rëndësinë e hetimeve, Rama shton se nëse nuk gjenden prova kundër Berishës, atëherë ai do i kërkojë  SHBA-ve që t’i kërkojnë falje ish-kryeministrit.

“Janë të vërteta këto që thotë DASH për non-gratën e madhe. Apo po prisni Gjykatën e Parisit. Nuk kam dhënë asnjë deklaratë për këtë çështje për një perkudhë. Kur them unë, as PS-ja. Parafytyrojeni ju sikur të ishte e kundërta, të isha unë subjekt i asaj deklarate. Po bëhet një vit. Nuk doni ta dini ju se çfarë ka ndodhur? Mund të jenë thashetheme gazetash.

Unë jam akuzuar sikur ja kam bërë dosjen, unë me Sorosin dhe Blinkeni një noter në Uashington për të na nxjerrë deklaratatë unë e drejtoj SHBA-në me George Sorosin. Kjo gjë zhvillohet në Shqipëri.

Ka një pjesë shqiptarësh që nuk e besojnë. Mendojnë se e ka bërë Sorosi me atë të gjatin. Kush do ta thotë këtë. E thotë sekretari i shtetit vetë. Është detyrë e institucioneve. Dhe me të drejtë thonë se më jepni provat. Kush do ja japi provat, Japonia? Provat i takojnë drejtësisë.

Nëse ka mirë, nëse s’ka prova jemi të gjithë në rregull. Siç tha Ulsiu, kërkojmë dhe falje. Bëhemi bashkë dhe i themi Amerikës t’i kërkojë falje sepse keni vënë në siklet Virgjëreshën e vendit tonë pas asaj Teutës së Ilirëve, ishte ky figura këtu.

Unë nuk them kurrë, more mos i lini kusur kujtdo që ka llogari të hapura me drejtësinë, jam i pari që e dëshiroj këtë gjë, sepse kush ha atë që do, duke më ngrënë mua në shpinë, nuk ka punë me mua. Thelbi këtu është shumë i qartë, duhet kapur demi prej brirësh dhe jo prej bishti, është e patolerueshme që nuk ka asnjë prokuror dhe gjykatës pas hekurave.” – tha Rama.