Vendosni fjalën kyçe....

Shembet kolona e banesës, humb jetën 64-vjeçari në Elbasan


Një 64-vjeçar ka humbur jetën në Elbasan si pasojë e një aksidenti në banesë.

Burri me iniciale F.F. ka qenë duke sistemuar disa material ndërtimi në banesën e pabanuar në pronësi të kunatit ku papritmas është shembur kolona.

Për pasojë ai ka marrë plagë të rënda duke gjetur vdekjen. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shushicë.

Njoftimi

“Më datë 12.03.2024, rreth orës 16:10, në fshatin Shushicë, shtetasi F. F., 64 vjeç, gjatë kohës që ka qenë duke sistemuar disa materiale ndërtimi, në banesën e pabanuar dhe të amortizuar, në pronësi të kunatit të tij (burrit të motrës), është shembur një kolonë e banesës. Si pasojë 64-vjeçari është dëmtuar dhe ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”