Vendosni fjalën kyçe....

Tragjedi në Zvicër, gjenden trupat e pajetë të 5 skiatorëve, pjesë e së njëjtës familje


Pesë skiatorë të cilët u zhdukën gjatë një turneu skish në Zvicër u gjetën të vdekur, ndërsa ende po kërkohet për të gjashtin.

Skiatorët, pesë prej tyre anëtarë të së njëjtës familje, u zhdukën rreth malit Tete Blanche të shtunën në shtegun Zermatt-Arolla, pranë malit Matterhorn që shtrihet në kufirin midis Zvicrës dhe Italisë.

Trupat u zbuluan të dielën në sektorin Tete Blanche, tha policia. Skiatorët ishin nga mosha 21 deri në 58 vjeç, sipas një deklarate të mëparshme të policisë.

Pesë i përkisnin një familjeje nga kantoni Valais, ndërsa personi i gjashtë është nga kantoni i Friburgut. Policia nuk bëri të ditur identitetin e atyre që u gjetën të vdekur.

Zermatt është një vendpushim malor popullor i njohur për ski dhe tërheq turistë nga e gjithë bota.