Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim në Lushnjë, i vihet tritoli derës së garazhit


Një shpërthim me tritol është raportuar në lagjen “Kadri Qystri” të Lushnjës mbrëmjen e sotme, më 11 mars 2024.

Sipas policisë së Lushnjës, një sasi e vogël lëndë plasëse është hedhur dhe ka shpërthyer pranë derës së garazhit të shtetasit A. P., duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Një shpërthim tritoli është shënuar në lagjen “Kadri Qystri”, Lushnjë, mbrëmjen e sotme (11 mars 2024)

“Në derën e garazhit të shtetasit A. P., është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse dhe për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”-njofton policia.