Vendosni fjalën kyçe....

Bezos, Zuckerberg, kreu i JPMorgan e familja Walton kanë shitur 11 miliardë dollarë në aksione së fundmi


Miliarderët amerikanë po shesin aksione me thasë , duke shkaktuar frikën e një fatkeqësie financiare të afërt.

Jeff Bezos, njeriu i tretë më i pasur pas Bernard Arnaut dhe Elon Musk, shiti 8.5 miliardë dollarë në aksione të Amazon vetëm këtë muaj.

Mark Zuckerberg, i katërti më i pasur në botë, shiti rreth 1.4 milionë aksione të META-s me vlerë rreth 638 milionë dollarë.

Jamie Dimon, kryetar dhe shef ekzekutiv i ‘JPMorgan’, fitoi 150 milionë dollarë javën e kaluar, në paratë e tij të para që kur mori frenat në bankë gati dy dekada më parë.

Brenda pak ditësh, Leon Black i ‘Apollo Global Management’ bëri gjithashtu shitjen e tij të parë, duke hequr 172.8 milionë dollarë në firmën e tij të kapitalit pas 34 vjetësh. Familja Walton e Walmart shiti 1.5 miliardë dollarë aksione në një javë, duke i çuar të ardhurat e përgjithshme e të shitjes në 2.3 miliardë dollarë që nga dhjetori.

Seria e transaksioneve u kryen të gjitha brenda disa javësh nga njëra-tjetra, dhe tashmë kanë ndezur teoritë e ndryshme mes publikut.

Ekspertët këtë javë teorizuan se shitjet mund të jenë rezultat i zgjedhjeve të afërta presidenciale, dhe për shkak se indeksi S&P 500 mbetet në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave.

“Nëse po lexoni se çfarë mund të ndodhë me politikën tonë në vitin e ardhshëm apo më tej, gjërat janë mjaft mirë tani, tregjet janë në rritje”, tha për Fortune në fund të muajit të kaluar konsulenti i firmës financiare Alan Johnson.

Punonjësi në ‘Johnson Associates’ me bazë në Manhattan vijoi të sugjeronte se shitjet mund të jenë rezultat i rënies potencialisht të paqëndrueshme, që do përkojë me zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.

“Me politikën tonë dhe gjithçka tjetër që po ndodh gjeopolitikisht, ndoshta nuk do të jetë aq mirë një apo dy vite nga tani,” pranoi ai.

Eksperti më pas vuri në dukje paraqitjen e fundit, mbresëlënëse të S&P 500 dhe se si është rritur më shumë se 27 për qind vitin e kaluar.

Ky zhvillim shtoi miliarda në portofolet e shifrave përgjegjëse për shitjet e fundit brenda një viti, kujtoi Johnson, duke shtuar se këta drejtues tashmë po shohin më shumë te paratë sesa pritej.

Për shkak të kësaj, Johnson tha se diversifikimi i zotërimeve të tyre, të paktën nga këndvështrimi i një investitori, është një ide e mirë.

Ndërsa mbrojnë ‘bastet’ e tyre, aksionerët mund të përfitojnë gjithashtu nga lehtësimet e tanishme tatimore, në rast se eliminohen sipas një administrimi të ri, tha konsulenti i financave.

Frika e mëtejshme nxitëse ishin deklaratat nga aktorët kryesorë të tregut financiar në javët e fundit – disa prej të cilave sugjeronin se rënia e papritur e aksioneve mund të ishte rezultat i diçkaje më të madhe në prapaskenë.

‘American Hartford Gold’, një kompani që vepron si ‘guackë’ për arin dhe metalet e tjera për investitorët, sugjeroi në një video promovuese të publikuar në faqen e internetit të firmës në fund të muajit të kaluar se likuidimet e mëdha mund të jenë një shenjë e një rënieje ekonomike që do të vijë ende.

Paralajmërimi u bë nga drejtori Mechi Block, i cili sugjeroi se shefat ekzekutivë, duke përdorur këndvështrimin e tyre të ndryshëm mbi ekonominë, po “dilnin përpara se të shpërthejë flluska e teknologjisë”.

“Drejtorët ekzekutivë miliarderë si Jeff Bezos, Mark Zuckerberg, Jamie Dimon dhe familja Ëalton po shesin sasi masive të aksioneve të tyre dhe analistët mendojnë se ata mund të përgatiten për një rënie ekonomike,” tha ai në shkurt.

“Një treg i mbinxehur i aksioneve vijon të ngjitet në lartësi të reja,” vazhdoi ai, duke shtuar, “ndërsa investitorët e ushqejnë furinë nga frika se mos humbasin, të brendshmit e ekonomisë po shesin aksione me vlerë miliarda dollarë.”

Ai tha se motivimi i tyre, megjithëse i paprovuar, “mund të ketë implikime serioze për amerikanët e rregullt”.

Ai vazhdoi të parashtronte transaksionet dhe kush i bëri ato, përpara se të ofronte një teori krejtësisht të ngjashme me atë të Johnson dhe disa ekspertëve të tjerë me përvojë.

“Këto aksione,” tha ai, “po shiten pasi indeksi S&P 500 është në një nivel më të lartë të të gjitha kohërave” – ​​një shenjë që ai ia besoi vetëm “shtatë” kompanive.

Ai shtoi më tej se si këto kompani janë paraqitur ndërkohgë që S&P lulëzoi.

Aksionet e META-s janë rritur me 186 për qind, JPMorgan është rritur gati 30 për qind dhe Amazon në fakt është rritur afër 90 për qind. Të tre kompanitë po tregtojnë afër niveleve rekord, tha ai.

Analistët mendojnë se shkas për këtë shitje masive mund të jenë zgjedhjet e ardhshme dhe paqëndrueshmëria që me siguri do sjellin.

“Shitja do të thotë që aksionet janë plotësisht të vlerësuara dhe është koha për të dalë për sa kohë që ajo që fitohet është ende mirë.” – shtoi ai.

Ashtu si Johnson, ai teorizoi se aksionarët e pasur mund të duan të përfitojnë nga rënia e aksioneve gjatë viteve të Trump, përpara se ato të hiqen potencialisht nga Kongresi i ri.

“Shitja e pjesëve masive të aksioneve mund të dërgojë gjithashtu një mesazh më të tmerrshëm për investitorët individualë,” paralajmëroi ai më tej.

Në mënyrë tipike, nëse shefat blejnë aksione, kjo tregon një besim në potencialin e ardhshëm të rritjes së asaj kompanie.

“Është gjithashtu e mundur që këndvështrimi i këtyre miliarderëve nga lart mund t’u japë atyre një perspektivë të ndryshme të ekonomisë dhe se ku po shkon.

Duke përmendur se si Dimon kohët e fundit dha alarmin mbi rritjen astronomike të borxhit të qeverisë dhe ndikimet e vijueshme të inflacionit dhe konflikteve gjeopolitike në rritje, ai nxiti amerikanët të kontaktojnë kompaninë për të blerë ar si një mënyrë për të mbrojtur rrezikun financiar të lidhur me tregjet e aksioneve.

Si rezultat, ari po tregtohej afër niveleve rekord pak më shumë se një javë më vonë, me vlerë rreth 2,193.80 dollarë për ons.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Daily Mail

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani