Vendosni fjalën kyçe....

Parku Kombëtar i Vjosës, Zhupa: Kundër projektit të devijimit të ujit nga burimi për qëllime klienteliste


Banorët e 35 fshatrave të luginës së Shushicën vazhdojnë në protestat e tyre kundër devijimit të burimit të Shushicës. Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka dalë në krah të tyre dhe i mbështetet ata, duke theksuar se këto projekte janë plane në shërbim të investime strategjike dhe shkatërrimit të zonave të mbrojtura. Pasojat janë të drejtpërdrejta nga ligji i ri i zonave të mbrojtura, që deputetja Zhupa kundërshton prej disa muajsh.

Statusi i plotë:

Për të furnizuar me ujë investimet strategjike në Himarë, shkatërrohet mbrojtja e Parkut Kombëtar Vjosë dhe e ardhmja ekonomike dhe sociale e banorëve të luginës së Shushicës!

Banorët e 35 fshatrave të luginës së Shushicës protestuan sërisht në Urën e Peshkëpisë në Selenicë, kundër projektit të devijimit të ujit nga burimi për qëllime klienteliste të Ujësjellësit të Himarës.

Shpreh mbështetjen për protestën e drejtë të banorëve që ju cënohet jetesa normale e lidhur me ujin e Shushicën, për bagëtitë, për vaditje,etj. Si dhe vendosmërinë për mosprekjen e mbrojtjes që duhet kishte Shushica si degë e lumit Vjosa.