Vendosni fjalën kyçe....

Në pak vite Inteligjenca Artificiale mund të përmirësojë veten – Shkencëtari i njohur kompjuterik


Ben Goertzel, i cili themeloi SingularityNET, i cili synon të krijojë një “Inteligjencë të Përgjithshme Artificiale të decentralizuar, demokratike, gjithëpërfshirëse dhe të dobishme”, mbajti një fjalim në Samitin Beneficial AGI 2024.

Në fjalim, ai u tha dëgjuesve se mund të arrijmë në një pikë ku inteligjenca artificiale të jetë në gjendje të përmirësojë veten.

Megjithëse një pikë e tillë mund të duket e largët, ai rendit një sërë arsyesh pse beson se mund të ndodhë kaq shpejt. Sipas Goertzel, arsyeja për këtë është sepse ne jemi në një periudhë rritjeje eksponenciale dhe jo lineare, e cila mund të jetë më e vështirë për t’u kontrolluar dhe për të kuptuar shpejtësinë e ndryshimit.

“Në një ose dy dekadat e ardhshme duket e mundshme që një kompjuter individual do të ketë përafërsisht fuqinë llogaritëse të trurit të njeriut deri në vitin 2029, 2030,” tha Goertzel në fjalimin e tij. “Pastaj nëse shtojmë edje 10-15 vjet të tjera, një kompjuter individual do të kishte përafërsisht fuqinë llogaritëse të të gjithë shoqërisë njerëzore.”

“Një gjë që ne mund t’i mësojmë në mënyrë të besueshme një sistemi Hyperon të bëjë është të hartojë dhe të shkruajë kodin e softuerit,” shkroi Goertzel në një dokument të pashqyrtuar të postuar në arXiv.

Hyperon është krijuar për të rritur këtë aftësi me kreativitet më të thellë dhe arsyetim më të aftë në shumë faza. Pasi të kemi një sistem që mund të projektojë dhe shkruajë kodin mjaft mirë për të përmirësuar veten dhe për të shkruar versionet e mëvonshme , ne hyjmë në një sferë që mund të çojë në një shpërthim të plotë të inteligjencës dhe Singularitet Teknologjik.” – shtoi ai.