Vendosni fjalën kyçe....

Interi mposht 0-1 Bolognan


Interi fitoi 0-1 kundër Bolognas për raundin e 28-të në Serie A.

Në “Dall’Ara” vendosi goli i Bisseck në minutën e 37-të. Krosimi i Bastoni u zhfrytëzua mirë nga Bisseck që i dha kështu tri pikë Interit në ditëlindjen e 116-të.

Në këtë duel Kristjan Asllani luajti 30 minuta si zëvendësues i Calhanoglu. Mesfushori i Kombëtares feston sot ditëlindjen e 22-të. Me 75 pikë Interi kryeson renditjen, 18 pikë më shumë se Juventusi (-1 ndeshje) ndjekës.

 

Goli i Bisseck