Vendosni fjalën kyçe....

“Të investojmë te gratë për të ecur përpara” – Nikolla uron 8 Marsin


Kryetarja e Kuvendit Nikolla ka uruar gratë për 8 Marsin.

Në urimin e saj në rrjetet sociale ajo thekson se tema e përzgjedhur këtë vit për festën është “Të investojmë te gratë për të përshpejtuar progresin”.

Nikolla vijon duke shkruar as asnjë investim tjetër nuk mund ta zhvillojë një vend më shumë se investimi te gratë.

“Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave, uroj nga zemra të gjitha nënat, motrat, bashkëshortet dhe vajzat shqiptare. Këtë vit, tema e përzgjedhur për të kremtuar këtë ditë domethënëse është “Të investojmë te gratë, për të përshpejtuar progresin.”. Asnjë faktor a investim tjetër, as njerëzor dhe as teknologjik, nuk mund ta përshpejtojë zhvillimin shoqëror më shumë sesa investimi te gratë dhe vajzat. Këtë prag 8 Marsi, bashkë me gratë kryeparlamentare nga të pesë kontinentet, u mblodhëm në Paris në Samitin Botëror, themeluam Rrjetin e Grave Kryeparlamentare dhe miratuam Deklaratën për Barazinë dhe të Drejtat e Grave, në të cilën u bëmë thirrje parlamenteve të të gjitha vendeve të vendosin të drejtat e grave dhe barazinë gjinore në krye të agjendave parlamentare.” – shkruan Nikolla në mesazh.