Vendosni fjalën kyçe....

Grida Duma: LSI po përfiton nga gjaknxehtësia dhe zhgënjimi i demokratëve që po tërhiqen nga Berisha, por kjo krizë është e përkohshme


Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka komentuar zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit. Ajo tha se LSI po përfiton nga gjaknxehtësia e demokratëve dhe nga mënyra se si po i tërheq ish-kryeministri Sali Berisha, por sipas saj çdo gjë është një test në politikë.

Ajo tha se krizën në PD e shikon si të përkohshme dhe shpreh besimin se demokratët do të bashkohen përsëri.

 “LSI është një parti që mbijetoi mes partive të mëdha. Ka aksionet e veta që po përfiton nga gjaknxehtësia e demokratëve dhe nga mënyra se si po i tërheq Berisha, pa diskutim. E kam parë veten të goditur dhe të copëtuar në masën 100%. Në politikë nëse tregon se ke debulesë nuk je për atë punë. Në politikë çdo gjë është test. Si nuk kthehesh në meme.

Çdo gjë në politikë është test. Por a është testi i PD? Jo nuk e besoj këtë. Nuk e shikoj dot PD siç është tani. Unë punoj për bashkimin e jo përçarjen. Ata s’janë kundërshtarët e mi të foltores. Unë do të vazhdojë të luftoj për këtë. Këtë moment të përçarë të PD-së dua ta konsideroj, e dua ta shoh si moment të përkohshëm krize të brendshme. Unë sot kam këtë mesazh. Nuk duhet të jepet mesazhi që për hir të njëri-tjetrit ne shkatërrojmë shtëpinë. Si ka mundësi që nuk e kupton që X dhe Y nuk i zgjidh ndonjë punë, por priti dhe sillu mirë. Priti normal. Nuk premtohet mrekullia. Realiteti dhe mrekullia janë larg. Njerëzit e dinë këtë dhe e kanë pranuar. Kjo krizë është e përkohshme. Në momentin që do të shikoj që ata s’kanë asnjë fitim.

Kur të shohim që nga kjo s’ka asnjë fitim do të kthejmë sinorët e arsyes dhe do bëhemi bashkë. Jemi të vetmit që do e ndryshojmë Shqipërinë. PS e ka kryer misionin e vet, duhet të kishte ikur nga pushteti. A është kjo pjesë e gabimeve tona? Padiskutim që po. Të rrisësh në Kavajë me 7% më shumë se 2017 ça kërkon më? Kjo parti e ka kapacitetin dhe e ka si e tillë bashkë. Nuk është puna kush po fiton 3 apo 4. Unë mendoj që patjetër, për aq kohë sa një pjesë e demokratëve s’janë me ne, nuk do të maksimizojmë siç duhet. Në politikë po i re derës së dikujt për të marrë votën, e shkon i pari, ai votuesi i thjeshtë e mban fjalën ai politikani e gënjen 700 herë. Grupimi i foltores i ka trokitur këtyre njerëzve dhe do e mbajnë fjalën për inerci. E të shfrytëzosh moralin e brendshëm të këtyre njerëzve, është një gjë që unë s’e bëj dot.”– tha Duma gjatë një interviste në rubrikën “Opinion”, në “News 24”.

Në këto zgjedhje, Duma tha se objektivi i PD-së është që të fitohet në të 6 bashkitë, mirëpo sipas saj me publikimin e kandidatëve nga Berisha, është e vështirë të maksimalizohet vota.