Vendosni fjalën kyçe....

Napoli nuk shkon më tej se barazimi me Torinon


Napoli dhe Torino kanë ndarë pikët në takimin e vlefshëm për javën e 28-të në Serie A.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Diego Armando Maradona” përfundoi me rezultatin 1:1

Napoli kaloi i pari në epërsi me golin e Khvicha Kvaratskhelia (61′), por që Torino barazoi gjithçka vetëm tre minuta më vonë përmes Antonio Sanabria (64′).

Napoli pas këtij barazimi ka 44 pikë dhe renditet i shtati në tabelë, kurse Torino ndodhet në pozitën e dhjetë me 38 pikë