Vendosni fjalën kyçe....

Me dorën lart, Këlliçi i pari e delegatët pas tij miratojnë nen pas neni ndryshimet statutore


Ndryshimet statutore të propozuara janë miratuar njëri pas tjetrit në një votim me dorën lart.

Fillimisht kreu i komisionit, deputeti Këlliçi lexonte propozimet për ndryshime pikë pas pike duke nisur nga logoja, simbolet e vula e partisë e më pas te të gjithë të tjerët.

Të parët që ngrinin  dorën për miratimin e ndryshimeve ishin anëtarët e komisionit e më pas delegatët në shkallët e stadiumit.

Më herët, ishte deputeti Bylykbash, i cili prezantoi bazën e ndryshimeve që propozohen për t’u ndryshuar.