Vendosni fjalën kyçe....

Nikolla takon Macron-in në Samitin Botëror të Grave Kryeparlamentare në Paris


Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, po merr pjesë në Samitin Botëror të Grave Kryeparlamentare, organizuar nga Kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Francës, Yaël Braun-Pivet, në 6-7 mars, në Paris.

Në ditën e dytë të Samitit, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, dhe gratë kryeparlamentare pjesëmarrëse në Samit u pritën në një takim të veçantë nga Presidenti i Republikës Franceze Emmanuel Macron.

“Në Paris, në zemrën e Francës së Deklaratës së të Drejtave të Njeriut dhe Qytetarit, ishte inspiruese shprehja e Presidentit Macron se barazia nuk është një çështje gjinore, por një çështje dhe vlerë universale për qytetërimin e sotëm”, u shpreh Nikolla pas takimit.

Samiti u kushtohet çështjeve të rëndësishme që lidhen me rolin e edukimit në ngushtimin e pabarazive të zhvillimit dhe luftën kundër dhunës ndaj grave si edhe nxitjen e pjesëmarrjes së grave në zhvillimin politik dhe shoqëror.