Vendosni fjalën kyçe....

Do shiste antikat në treg të zi, arrestohet shtetasi shqiptar në Greqi


Një informacion anonim ka çuar në arrestimin e një 44-vjeçari shqiptar, i cili është zbuluar të jetë trafikant i antikave në Vatondas në ishullin Evia.

Sipas burimeve të raportit të “Kathimerini”, 44-vjeçari kishte synuar të shiste një sërë antikash për një blerës me një çmim prej afro 100 mijë euro.

Në mesin e këtyre antikave ishin monedha të vjetra, të cilat ishin pjesë e një thesari që u gjet në një varr të lashtë. Një nga monedhat ishte një tetradrahmë argjendi që përshkruante figurën e Aleksandrit të Madh dhe Zeusin, e cila vetëm ajo kishte një vlerë prej 5000 eurosh. Këto monedha datonin nga periudha mes viteve 320 dhe 280 para Krishtit dhe kishin origjinë nga i njëjti vend arkeologjik.

Pas një hetimi të detajuar, oficerët e policisë gjetën më shumë antika të fshehura në një ambient të improvizuar në Nea Artaki.