Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Nuk i quaj kolegët numra, 95% e anëtarëve janë të bashkuar


Kryetari i Grupit Parlamentar, njëherësh edhe nënkryetar i PD, Gazment Bardhi në emisionin “Opinion”, tha se 90% e anëtarësisë janë të bashkuar, ndërsa theksoi se edhe 85% e grupit parlamentar është i bashkuar.

Ai theksoi se objektivi i kryesor është forcimi i PD, për të qëndruar përball qeverisë “Rama”.

“Janë rreth 43 apo 44 deputet, por unë nuk i quaj kolgët numra. Në grupin Parlamentar jemi 85 apo 90% të deputetëve. Është dhe një pjesë e vogël e deputetëve që është rreshtuar pranë Lulzim Bashës.

Uroj që edhe ata t’i thërrasin aryses. Rreth 95% e bazë së anëtarësisë është e bashkuar.

Ky është një lajm i mirë dhe një lajm i keq për PS. Ndërkohë është një numër i vogël veç, por edhe ajo pjesë do të ndërgjegjësohet dhe të bashkohen kundër Edi Ramës. Detyra jonë është t’i shërbejmë PD dhe mbi të gjitha Shqipërisë.”