Vendosni fjalën kyçe....

“Super e Marta” pa surpriza, Biden e Trump korrin fitore të thella, nominimi zyrtar formalitet


Presidenti Biden dhe ish-presidenti Trump bënë hapa të mëdhenj drejt zyrtarizimit të revanshit të tyre në dukje të pashmangshëm, pasi të dy shënuan fitore të mëdha të Super së Martës.

Më shumë se dhjetëra shtete mbajtën zgjedhjet primare ose grupe parlamentare të martën, ditën më të madhe të garave nominuese deri tani, ndërkohë që fushata presidenciale 2024 përshpejtohet.

Ish-presidenti Trump vijoi mbizotërimin e tij në garën e nominimit të republikanëve, pavarësisht se humbi një shtet, Vermontin, ndaj Nikki Haley. Megjithëse 15 shtetet që votuan të martën nuk kishin mjaft delegatë në mënyrë që Trump të merrte zyrtarisht nominimin e partisë, ai u afrua shumë më afër duke treguar se dera për kudërshtaren Haley është e mbyllur.

Trump e mundi Haley-n thellësisht në shumicën e 15 shteteve që mbajtën primare ose grupe parlamentare, me fitoret e parashikuara nga Jugu në New England. Ai fitoi Teksasin dhe Kaliforninë, dy shtete të pasura me delegatë, kryesoi me lehtësi në Masachusets-in më të moderuar dhe po fitonte me mbi 60 pikë në Oklahoma me pothuajse të gjitha votat e numëruara atje të martën mbrëma.

Biden nga ana e tij është përballur me tituj të zymtë gjatë muajve të fundit. Vlerësimet e tij të pëlqimit mbeten të ulëta dhe sondazhet e fundit janë shqetësues për demokratët. Por në Super të Martën, Bideon mbizotëroi ndaj kundërshtarëve të paktë duke fituar zakonisht rreth 80% të votave.

“Ne kemi një rrugë të qartë drejt fitores.” – tha Biden.

Memorandumi, i nënshkruar nga kryetarja e fushatës së Biden, Jen O’Malley Dillon dhe menaxherja e fushatës Julie Chavez Rodriguez, tha se qëndrueshmëria e Nikki Haley në zgjedhjet paraprake republikane deri tani është dëshmi e qartë se Trump përballet me vëshitrësi për sa i përket mbështetjes nga votuesit tradicionalë republikanë.

“Një pjesë e konsiderueshme e votuesve të moderuar dhe Haley në gjithë vendin thonë se Trump nuk mund të mbështetet te votat e tyre në zgjedhjet e përgjithshme”, thuhet në memo.

Një sondazh i ri nga New York Times gjatë fundjavës zbuloi se Biden ishte pas Trump, 48%-43%, por gjithashtu zbuloi se 10% ishin të pavendosur, një shifër që fushata thotë se është premtuese për Biden.

Zgjedhjet e nëntorit, thuhet në memo, “do jenë një garë shumë e ngushtë zgjedhore si të gjitha zgjedhjet presidenciale modern, por ne kemi një rrugë të qartë drejt fitores”.

Si u  ndanë delegatët e Super së Martës

Republikanët:

Trump: 764

Haley: 43

47 delegatë nga garat mbeten për t’u ndarë.

Demokratët:

Biden: 1366

Të paangazhuara: 8

Palmer: 3

43 delegatë nga garat e sonte mbeten për t’u ndarë.