Vendosni fjalën kyçe....

Rezultate pozitive pas largimit të Mourinhos, Roma përgatit kontratën e re për De Rossin


Drejtuesit e Romës janë të impresionuar me punën e Daniele De Rossit, i cili zëvendësoi Jose Mourinhon në gjysmë të janarit.

Italiani ka udhëhequr skuadrën në gjashtë fitore prej shtatë ndeshjeve në Serie A, duke vazhduar të jenë në garë për një vend në top-katërshe

Kontrata e De Rossit skadon në fund të sezonit, por Roma raportohet se është e interesuar për të vazhduar bashkëpunimin me të.

Sipas “Calciomercato”, pronarët e klubit nga “Olimpico” janë impresionuar jashtëzakonisht nga puna e 40-vjeçari gjatë gjashtë javëve të fundit, si nga aftësia e tij për të marrë rezultate, ashtu edhe nga marrëdhënia e tij e fortë me skuadrën.

Roma thuhet se po planifikon t’i ofrojë De Rossit një kontratë të re dy-vjeçare me një rritje të konsiderueshme të pagës, por për momentin nuk janë bërë ende lëvizje konkrete.

Megjithatë, lëvizje besohet se do të ketë javëve në vazhdim.