Vendosni fjalën kyçe....

Planet e Trumpit për pushime për pak u prishën kur FBI-ja i sekuestroi pasaportat


Ish-presidentit amerikan Donald Trump për pak sa nuk iu prishën planet e pushimeve verore pasi FBI bastisi resortin e tij në Mar-a-Lago dhe i mori pasaportat.

FBI fillimisht sekuestroi tri pasaporta nga Trump, dy prej të cilave ishin të skaduara. Organizata më pas kontaktoi ish-presidentin dhe ia ktheu të martën. Siç shkruan Fox News, Trump thuhet se planifikon të vizitojë një nga vendpushimet e tij të golfit në Mbretërinë e Bashkuar në javët e ardhshme.

Trump postoi për humbjen e pasaportave të tij para se FBI t’i kthente të hënën. Ai deklaroi gabimisht se vetëm njëra pasaportë ishte e skaduar, por ishin dy të skaduara.

“Uau! Në bastisjen e Mar-a-Lago, më vodhën tre pasaportat (njëra e skaduar), së bashku me gjithçka tjetër. Ky është një sulm ndaj një kundërshtari politik në një nivel të paparë më parë në vendin tonë. Botë e Tretë!”- shkroi Trump në platformën e tij “Truth Social”.

Trump zotëron tre vendpushime golfi në Skoci dhe Irlandë, duke përfshirë Trump Turnberry, Trump International Scotland në Aberdeen dhe Trump International Golf Links në Doonbeg, Irlandë.

Udhëtimi i mundshëm në Britani do të ishte hera e parë që Trump del jashtë SHBA-së që nga largimi i tij nga detyra në janar 2021.

Megjithatë, nuk do ishte çudi nëse bastisja e kompleksit Mar-a-Lago mund të sjellë ndryshime në planet e tij, pasi Trump po merret me pasojat dhe kërkon kthimin e dokumenteve të sekuestruara.