Vendosni fjalën kyçe....

Punonjësi i Gardës denoncon se hajdutët i hynë në shtëpi dhe i vodhën armën e shërbimit


Një punonjës i Gardës së Republikës ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Nr. 1 se disa persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e tij dhe kanë vjedhur armën e shërbimit.

Në Komisariatin e Policisë Nr. 1, është paraqitur shtetasi Dh. P., 36 vjeç, banues në Tiranë (punonjës i Gardës së Republikës), i cili ka kallëzuar se shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e tij dhe i kanë vjedhur armën e shërbimit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.