Vendosni fjalën kyçe....

Pengmarrje në Ukrainë, bllokohen brenda një autobusi 20 persona (Video)


Policët e armatosur rëndë u thirrën pasi një burrë mori peng udhëtarët në një autobus në qytetin e Lutskut në Ukrainën Perëndimore. Të shtëna me armë u raportuan në vend.

Autori i krimit është i armatosur dhe ka eksploziv të cilin e ka vendosur brenda autobusit, njoftoi media lokale, duke cituar policinë. Rreth 20 persona besohet se janë bllokuar brenda autobusit.

Oficerët kanë bllokuar zonën në qendër të qytetit dhe negociatat me autorin e krimit janë duke u zhvilluar. Policia tha se i dyshuari publikoi një postim në mediat sociale duke kritikuar autoritetet, por ende nuk ka bërë ndonjë kërkesë konkrete.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *