Vendosni fjalën kyçe....

GJKKO shtyn vendimin për Fredi Belerin


Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën për Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Himarës, i cili ndodhet në burg, nën akuzën për blerje votash.

Seanca do të mbahet më datë 5 mars, pasi të dëgjohet edhe mbrojtja e Belerit.

GJKKO në një seancë prej gati tre orësh dëgjoi argumentet e avokatit.

Gjatë mbrojtjes avokati paraqiti argumente që sipas të cilave deklaroi se Prokuroria e Vlorës ka gabuar, dhe se nuk u është vënë në dispozicion se cila është pajisja që është përgjuar ai dhe nga kush i është vënë në dispozicion kjo pajisje për Arsen Ramës, i infiltruari i policisë.