Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Lushnjë, plagosen dy persona


Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në “Rrethrrotullimi i Çermës”.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi R. Q., 43 vjeç, banues në Lushnjë, duke drejtuar motomjetin humbi kontrollin mbi drejtimin e tij, duke çuar në daljen nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri, shtetasi B. D., 37 vjeç, u dëmtuan dhe u transportuan menjëherë në spital për ndihmë mjekësore të menjëhershme.