Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Lezhë-Balldre, plagosen pesë persona


Një aksident rrugor ka ndodhur në rrugën Lezhë-Balldre paraditen e kësaj të diele.

Ngjarja ka ndodhur kur një makinë Ford dhe një Porsche janë përplasur mes tyre.

Pas aksidentit, pesë persona janë plagosur.

Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës dhe aktualisht gjendja e tyre nuk është rrezikuar për jetën.