Vendosni fjalën kyçe....

Shkeli ligjin duke zbuluar informacione të rezervuara të Trump, ish-shefi i FBI-së i shpëton ndjekjes penale


Ish-drejtori i FBI-së, James Comey dha një “shembull të rrezikshëm” dhe veproi sipas interesit vetjak kur i dha medias memo që dokumentonin takime private me presidentin Donald Trump, përfundon një raport i ri i Department of Justice (DOJ).

Comey shkeli si politikat e FBI-së ashtu edhe marrëveshjen e tij të punës kur ai zbuloi informacione të rezervuara rreth Trump te media ‘New York Times’, sipas raportit të inspektorit të përgjithshëm të DOJ Michael Horowitz, që u publikua të enjten.

Megjithë gjetjet e qarta të keqbërjes, ish-drejtori i FBI-së nuk do të përballet me asnjë ndjekje penale për keqtrajtimin e memove.

Memot e Comey-t detajuan bisedat e tij private me Trump, përfshirë një pretendim që presidenti i kërkoi atij që të “niste” një hetim ndaj ish-këshilltarit të tij të sigurisë kombëtare, Michael Flynn.

Informacioni i lëshuar nga Comey u citua me entuziazëm në media si provë e “bashkëpunimit” midis fushatës Trump 2016 dhe Rusisë, një histori të cilën Comey shpresonte që të zhvillohej më tej, ndërsa shpesh u jepte leksion amerikanëve mbi moralin dhe drejtësinë pas pushimit të tij nga puna.

Comey pranoi në vitin 2017 se ai i dha një informacion të rezervuar, por të paklasifikuar një miku me udhëzimin që ai person ta ndante atë me një reporter.

Ai gjithashtu pranoi se e bëri këtë me qëllimin për të siguruar që Trump do të hetohej – një dredhi e suksesshme, pasi ish-këshilltari special Robert Mueller u përcaktua për të hetuar pretendimet e “bashkëpunimit” rus.

Pretendimet për bashkëpunim dolën false pas publikimit të raportit Mueller në prill 2019, pas një hetimi dy-vjeçar.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e RT