Vendosni fjalën kyçe....

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës: Serbia 48 baza ushtarake në vijën kufitare, rrezik real për ne


Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci thotë se prezenca e 48 bazave operacionale të ushtrisë serbe përgjatë vijës kufitare me Kosovën përbën një rrezik real për Prishtinën zyrtare.

Meqedonci thekson se Kosova qëndron afër anëtarësimit në NATO mirëpo problemi mbetet politik që lidhet me mosnjohjen e Kosovës nga disa prej vendeve anëtare.

“Prezenca ushtarake e ushtrisë së Serbisë në jug të territorit të Serbisë dhe prezenca e 48 bazave të përparme operacionale të ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe përgjatë vijës kufitare me Republikën e Kosovës duke i shtuar kësaj edhe bazamentin që është qasja hegjemoniste dhe agresive politike e Republikës së Serbisë në raport me Republikën e Kosovës, ky rrezik është real dhe vlerësojmë që përderisa Serbia vazhdon militarizimin, blerjet e sistemeve dhe armatimit nga Rusia dhe Kina dhe përderisa rrit kapacitetet ushtarake dhe sidomos ato në kufi me vendin tonë, ky rrezik është real dhe vlerëson që vendi ynë do ta trajtojë me të vërtetë si një rrezik real,” thotë Maqedonci.