Vendosni fjalën kyçe....

Spanjë, përfshihet nga flakët një bllok pallatesh në Valencia, 4 të vdekur dhe 14 të plagosur


Si pasojë e një  zjarri masiv që përfshiu një bllok pallatesh në qytetin spanjoll të Valencias, janë vrarë të paktën persona dhe 19 të tjerë  janë zhdukur, thonë shërbimet e urgjencës.

Zjarri përfshiu një bllok pallatesh 14-katësh në lagjen Campanar e cila u përhap si fillim në një nga ndërtesat, sipas mediave te huaja.

Ndërtesa përmban 138 banesa në të cilën banonin 450 persona.

Ndërkohë raportohet se të paktën 14 persona, duke përfshirë gjashtë zjarrfikës dhe një fëmijë të vogël, janë plagosur. 

Më shumë se 20 ekipe zjarrfikëse kanë shuar flakët, i cili u përkeqësua nga erërat e forta.