Vendosni fjalën kyçe....

Gjergj Luca denoncon “Vodafone”: Më faturuan 1400 euro për 7 minuta “Roaming”


Biznesmeni, Gjergj Luca, ka denoncuar publikisht faturën e pazakontë që i ka mbërritur për shërbimin telefonik nga kompania “Vodafone Albania“.

Në statusin e tij biznesmeni Luca thotë se kompania telefonike e ka faturuar me shumën 1400 euro për vetëm 7 minuta Roaming.

“Ja si na vjedh Vodafone! Miq sapo mbërrita në aeroportin e Moskatit në Oman ndeza telefonin dhe duke shkuar për te kontrolli i pasaportës në gati 7 minuta kohë më vjen mesazhi e më njofton se interneti që po përdor me roaming më ka kushtuar 1 milionë e 400 mijë lekë, e përsëris edhe një herë: fatura ime e Vodafone për 7 minuta roaming më kushtoi 1400 euro…” thotë biznesmeni Luca.