Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Bërxullës vijojnë protestat: Kemi mbi 150 ditë që kërkojmë dialog


Banorët e Bërxullës nuk kanë të ndalur me protestat e tyre kundër projektit që ju prek pronat me kompensim më të ulët se vlera e tyre.]

Banorët edhe njëherë kanë shprehur revoltën e tyre, duke thënë se kanë mbi 150 ditë që kërkojnë dialog, por askush nga qeveria nuk ka denjuar ti përgjigjet kërkesave qw ata kanë.

“Nuk e çajnë kokën për popullin, e duan vetëm për votë. Kemi mbi 150 ditë që kërkojmë dialog. Institucionet dhe kompanitë kanë përplasje mes tyre. Nëse shteti ynë është kaq fukara dhe i padenjë, këtu nuk shihet as kryetari i bashkisë as deputeti. Ai deputet përfaqëson krimin, dhe jo popullin. Themi; ‘hajde të ulemi në dialog’. Na bëni aksioner me firmën ndërtuese nëse nuk kanë lekë. Qeveria dhe Edi Rama tallen me taksat e popullit. Ai nuk pranon as të ulet, në Kuvend nuk shkon, te ne nuk vjen, ç’e do! Ai është kryeministër mbetje. Ne s’kemi as armë, as raketa që t’i luftojmë, as pushtet, nuk dimë ça të bëjmë. Bëhen protesta gjithandej, por ka dialog. Ne jemi për zhvillim, por jo të na shpronësosh ne si një litër vaj ulliri. Kjo është qeveri e papërgjegjshme, e korruptuar. Falënderojmë Zotin që i doli hirra këtij kryeministri tradhtar!”, tha njëri prej protestuesve.