Vendosni fjalën kyçe....

Kopshtet Zoologjike britanike përballen me mbyllje mes krizës energjetike


Ndërsa industria e turizmit e Britanisë paralajmëron se një e pesta e bizneseve mund të falimentojnë për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë, Kopshtet Zoologjike në gjithë vendin po përballen me mbyllje pasi kostoja e mirëmbajtjes së mjediseve të kafshëve bëhet e paqëndrueshme.

Javën e kaluar Kopshti Zoologjik i Bristolit, një nga më të vjetrit në botë pasi ka qenë i hapur për 186 vjet, mbylli portat për shkak të presionit financiar.

Ndërsa disa nga kafshët e tij do zhvendosen në një park të ruajtjes së jetës së egër në Angli, shumë prej tyre do dërgohen në Kopshtet Zoologjike anembanë botës.

Kopshti Zoologjik Chester në Anglinë veriperëndimore, i cili është shtëpia e mbi 20,000 kafshëve, ka raportuar se fatura e tij vjetore e energjisë, që zakonisht është rreth 1.5 milion stërlina (1.73 milion dollarë), pritet të rritet në 2 milion stërlina (2.3 milion dollarë) këtë vit dhe mund të rritet deri në 3 milionë (3.46 milionë dollarë) në vitin 2023, sipas CEO-s Jamie Christon.

“Unë nuk mund të vendos një batanije leshi mbi një dragua Komodo, duhet të ruaj temperaturat në të cilat këto kafshë lulëzojnë.” – u citua ai të thoshte nga iNeës.

Christon vuri në dukje gjithashtu se kriza e kostos së jetesës ka pasur ndikim në numrin e vizitorëve, duke vënë në dukje se ‘njerëzit kanë ende para në xhepat e tyre, por janë shumë të kujdesshëm me mënyrën se si po i shpenzojnë’ dhe sugjeroi që ‘vitin e ardhshëm, ata ndoshta nuk do t’i kenë ato para’.

Ndërkohë, Philip Miller, pronar i Sealife në Southend-on-Sea, i tha iTv se ai mund të detyrohet të eutanizojë disa nga kafshët në ‘zookuariumin’ e tij sepse kostoja vjetore e energjisë elektrike është trefishuar nga 240,000 stërlina (276 mijë dollarë) në gati 730 mijë stërlina (863 mijë dollarë).

“Të gjitha këto kafshë duhet të qëndrojnë ngrohtë, ose ftohtë, ose një kombinim i të dyjave, dhe kjo është 24 orë ditë e natë. Ato duhet të ushqehen, kështu që është një faturë e madhe për t’u mirëmbajtur. Ata të gjithë do të duhet eutanizohen ose do gjejmë shtëpi të tjera, por të gjithë Kopshtet Zoologjikë të tjerë do jenë në të njëjtën gjendje, ma merr mendja.” – tha pronari.