Vendosni fjalën kyçe....

“Je i sëmurë psikik? E kupton çfarë po thua? Çfarë Shtëpie e Verdhë thua more?” – Bernard Kouchner në 2010-ën (VIDEO)


Ish-kryeadministratori i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Bernard Kouchner, gjatë një vizite në Graçanicë në vitin 2010 u vu përballë pyetjeve për të ashtuquajtën “Shtëpi e Verdhë”.

Ish-ministri francez do të qeshte me të madhe dhe do të ofendonte gazetarin, duke e quajtur të çmendur që bënte pyetje të tilla. Ai thotë se nuk ekziston “Shtëpia e Verdhë” dhe se ata që i bëjnë këto deklarata janë “ndyrësira dhe vrasës”.

BISEDA:

  • Gazetari:  Shumë familje ju akuzojnë për shitje organesh”
  • Kouchner: Shitja e organeve? Jeni të çmendur apo si? Dukem si ndonjë që shes organe unë? Ju jeni të çmendur, besoni çdo budallallëk. Atëhere, unë dhe Rada paskërkemi vjedhur kufoma, për të shitur organe? Po kujt? Mos i besoni këtyre budallallëqeve…
  • Kouchner vazhdon: Zotëri, ju duhet të shkoni të kosultoheni. Mjaft tani. Nuk ka shtëpi të verdha, nuk ka shitje organesh. Ajo (Rada) dhe unë kemi qenë mjekë. Mendoni se shkëmbenim organe? Njerëzit që thonë këto janë ndyrësira dhe vrasës. Dakort?

Edhe pse asnjëherë nuk ka patur prova, diskutimet për “Shtëpinë e Verdhë” u rikthyen pasi së fundmi një sërë ish-drejtuesish të UÇK-së, duke nisur nga ish-presidenti Hashim Thaçi janë vënë përballë Gjykatës Speciale në Hagë, ku po hetohen për krime lufte.

Edhe pse “Shtëpia e Verdhë” dhe trafikimi i organeve nuk përfshihen në aktakuza, çështja është rikthyer në vëmendje nga kryeministri Edi Rama dhe maxhoranca, të cilët e kanë përdorur kundër kryedemokratit Lulzim Basha duke thënë se ky i fundit kishte shoqëruar një ekspert të OKB-së të quajtur Jose Pablo Baraybar, i cili po hetonte për këtë çështje. Akuza të cilat nga vetë Baraybar janë hedhur poshtë.