Vendosni fjalën kyçe....

Liga e Kampionëve / Porto fiton në fund me Arsenal, nuk ka fitues në sfidën Napoli-Barcelona


Nuk ka fitues mes Napolit dhe Barcelonës në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Dueli i zhvilluar në “Stadio Diego Armando Maradona” përfundoi me rezultat 1:1.

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas tri javësh në Barcelonë dhe gjithçka ka mbetur e hapur për kualifikim në çerekfinale.

Në sfidën tjetër Porto triumfoi minimalisht 1:0 ndaj Arsenalit në shtëpi, në kuadër të fazës së 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

E fitorja erdhi tek në sekondat e fundit të përballjes.

Ishte Galeno që shënoi në minutën e katërt shtesë për t’i dhënë përparësinë e madhe portugezëve.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas tri javësh në Londër dhe Arsenali do të duhet të fitojë me dy gola e më shumë epërsi për ta arritur kualifikimin në çerekfinale.