Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Rama po synon të marrë nën kontroll KLSH-në


Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi nëpërmjet një deklarate është shprehur se mazhoranca po tenton të ktijojë një nënkomision për auditim kombëtar që synon të marrë nën kontroll KLSH.

Sipas tij kjo është e precedentë që deputetët me nënkomision të auditojnë cështje konkrete brenda KLSH.

“Shqetësim për një tentativë të mazhorancës për krijimin e një nënkomisioni për auditim kombëtar që synon të marrë nën kontroll KLSH. Mazhorancë të heqë dorë nga kontrolli ndaj institucioneve.

KLSH raporton në Kuvend por e precedentë që deputetët me nënkomision të auditojnë cështje konkrete brenda KLSH apo të ndërhyjnë në këtë institucion”, është shprehur Bardhi.