Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Prefektët më shumë rol për garantimin e sigurisë në komunitet


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave bëri me dije se kanë miratuar disa ndryshime që parashikojnë t’i japin më shumë kompetenca rolit të Prefektit.

Roli kryesor sipas Ballës, do jetë drejtimi i Këshillit të Sigurisë Publike me synimin për rritjen e sigurisë në komunitet.

I pyetur nga gazetarët nëse Prefekti me kompetencat e reja mund të kërkojë shkarkimin e kryetarit të Bashkisë, tha se nuk është e vërtetë.

Ndryshimin në ligj do kemi mundësi që gjatë diskutimit në Kuvend, ta diskutojmë më gjerë këtë nismë ligjore. Dua të informoj publikun se kemi marrë referencë eksperiencat më të mira të funksion të rolit të Prefektit, besoj që pas miratimit të ligjit do kemi një institucion prefekti shumë efektiv në procesin e ndërlidhjes mes qeverinë qendrore dhe vendore.

 

Mund të kërkojë shkarkimin?

Ka qenë një informacion i rremë lidhur me këtë qasje. Qeveria ka të drejtën e rasteve të propozimit të shkarkimit. Në ligj përcaktohet qartë dhe vendimin përfundimtar e jep Kushtetuesja. Nuk është e vërtetë.

 

Cfarë kompetencash?

S’ka përplasje të kompetencave të prefektit me kryetarin e bashkisë. Prefekti është përfaqësuesi vendor i Këshillit të Ministrave. Ajo që për mua ka rëndësi është drejtimi i Këshillit Vendor të Sigurisë publike, për të garantuar më shumë siguri në komunitet.