Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministri mbërrin në Presidencë, nis takimi Rama-Meta për datën e zgjedhjeve


Ka nisur takimi mes presidentit të vendit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama, ku do të diskutohet për datën e zgjedhjeve.

Në këtë takim, Rama shoqërohet nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Një orë më vonë, në Presidentë pritet të mbërrijë edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Kjo e premte është një ditë e ngarkuar për presidentin Ilir Meta, i cili po takohet me krerët e të gjitha partive politike për t’u konsultuar lidhur me datën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021.

Meta më herët u takua me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, nënkryetarin e PR-së, Arian Madhi, kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe nënkryetarin e Partisë Agrare Ambientaliste, Arben Tafaj.

Dhe duket se data më e propozuar deri tani është 18 prilli. Ndërsa Idrizi dhe Dule thanë se duan një dat= sa më të shpejtë por pa zbuluar data, Madhi dhe Tafaj propozuan pikërisht datën 18 prill.