Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministrja serbe: Një hetim ndërkombëtar i zgjedhjeve, shkelje e sovranitetit të vendit


Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç tha se një hetim ndërkombëtar për zgjedhjet do të ishte një shkelje e drejtpërdrejtë e sovranitetit dhe se nuk do të lejohej nga asnjë vend. Ajo tha se qeveria është e gatshme të bashkëpunojë me misionin e ODIHR-it dhe të gjejë një mënyrë për të përmbushur rekomandimet e tyre.

“Kjo do të thotë që ju nuk keni institucionet tuaja, por që të huajt mund të vijnë në vendin tuaj dhe të marrin në pyetje qytetarët, dhe kjo është e barabartë me okupimin, është humbje e sovranitetit,” tha kryeministrja serbe.

Ajo gjithashtu theksoi se nuk do ta kuptojë kurrë pse “opozita kërkon të shkelë sovranitetin e vendit të saj”.