Vendosni fjalën kyçe....

Mori mandatin e Ahmetajt, Plarent Ndreca betohet mes kaosit në Kuvend


Plarent Ndreca është deputeti më i ri që i bashkohet Kuvendit të Shqipërisë në radhët e socialistëve.

Ndreca mori mandatin e ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj, ndërsa betimi i tij ka qenë i pazakontë krahasuar me kolegët deputetë.

Mes kaosit dhe zhurmës së krijuar nga deputetët e opozitës Ndreca u shpreh “betohem” para Kuvendit duke marrë vetëm duartrokitjet e mazhorancës.