Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministria e blinduar me forca policore, opozita gati për protestën


Forca të shumta policie janë angazhuar në terren për mbarëvajtjen e protestës, duke rrethuar godinën e Kryeministrisë, ndërsa në mes të bulevardit është ngritur dhe podiumi ku do të mbahen fjalime në kuadër të protestës.

Për zhvillimin e protestës, opozita ka marrë leje në polici për 4 orë dhe mund të zgjasë deri në orën 21:30.

Deputetët e PD-së do të dalin nga selia blu dhe do të nisen drejt Kryeministrisë për t’u bashkuar me demokratët e tjerë që do të jenë mbledhur në shesh.

Nga ana tjetër, ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie, do të japë një videomesazh për protestuesit.