Vendosni fjalën kyçe....

Transporti publik në Selanik nis grevat deri në plotësimin e kërkesave, paralizohet lëvizja


Punëtorët në Organizatën e Transportit Urban të Selanikut (OASTH) kanë njoftuar një seri grevash 6 dhe 24 orëshe që do të fillojnë të martën dhe do të zgjasin të paktën deri më 22 korrik, nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

Punëtorët kërkojnë një kontratë që do siguronte përmirësimin e kushteve të punësimit, ndërsa pretendojnë se drejtuesit u detyrohen shuma speciale të mbajtura nga administrata ndërsa kanë theksuar se përballen me rrezikun e tkurrjes së mëtejshme të pagave.

Në protestë ndaj indiferencës së “ministrive përkatëse”, sindikata që përfaqëson punonjësit e OASTH njoftoi të hënën një grevë nga ora 10:00 deri në orën 16:00 në datat 5, 7, 11, 15 dhe 20 korrik ndërsa në ditët ndërmjet janë parashikuar gjithashtu greva disa orëshe.

Udhëtarët dhe vizitorët në Selanik mbështeten tërësisht te autobusët publikë për të lëvizur pasi qyteti verior port nuk ka një sistem metroje. Ndërprerjet prekin transportin drejt dhe nga aeroporti dhe porti.