Vendosni fjalën kyçe....

Tare: Raporti i UNESCO-s për Butrintin u mbajt i fshehtë sepse është kritik, precedent i rrezikshëm


Ish-drejtori i Parkut të Butrintit e cilësoi të paprecedentë atë që po ndodh me Butrintin si një qendër e pasurisë botërore.

Tare në një intervistë në Neës 24 tha se Ministria e Kulturës e mbajti të fshehtë raportin e UNESCO-s duke mos e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas Tares veprimet e institucioneve shqiptare me mbajtjen e tij të fshehtë tregon se ai raport është kritik dhe është i dyti që kritikon punën e fondacionit shqiptaro-amerikan.

Më tej ish-drejtuesi i Parkut thotë se raporti thotë se i është hapur rrugë ndërtimeve.

“Raporti i UNESCO-s është dorëzuar tek Ministria e Kulturës e cila ka refuzuar ta sjellë në GJK duke deklaruar se nuk ekziston. U detyrua drejtori i UNESCOs që të bëjë me dije se raporti është dorëzuar por pala shqiptare ka kërkuar që një gjë e tillë të mos bëhet publike. Kjo tregon që raporti është kritik. I dyti raport që kritikon punën e ADF-së.

Mënyra se si është konceptuar administrimi i Butrintit nuk është në përputhje me konventat. Sipas raportit i është hapur rrugë ndërtimeve.

Në emër të transparencës duhet ditur pse raporti është mbajtur i fshehtë gjatë kësaj kohe.

Ajo që po ndodh në Butrint hap një precedent për një qendër të pasurisë botërore. Atëherë i bie që Pompei dhe Akropoli t’u jepen privatëve pastaj-tha Tare.